Kjo pako ka për qëllim që të pengojë falimentimin e Greqisë, ndërsa kjo e fundit ka pranuar masat shtrënguese të kursimit që janë kundërshtuar në masë të madhe nga grekët, si parakusht për kredinë.
Sot ëshë takimi i tretë mes ministrave të Eurozonës në dy javë dhe nëqoftëse arrihet ndonjë marrveshje sot Greqija duhet të kthejë paratë brenda muajit maj të vitit të ardhshëm.
Dje, ministri francez i Financës, Pierr Moskoviçi tha se “do të ishte e papërgjegjshme" në qoftëse dështojmë në arritjen e një marrveshje edhe kësaj radhe”.
Gjithashtu edhe presidenti rus Dimitri Medvedev u shpreh se kriza në Evropë është një “kërcënim serioz” edhe per ekonominë ruse, duke theksuar se shkëmbimet tregtare të vëndit të tij në pjesën më të madhe realizohen me Unionin Evropian.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)