GREQI-Ministri i Financave Greke, Yanis Varoufakis, vazhdon turin e tij Europian, teksa sot ndodhet në Londër ndërsa të martën do të takohet në Romë me ministrin e ekonomisë Italiane Pier Carlo Padoan.

Varoufakis u shpreh një ditë më parë se “duhet një plan i ri për rigjallërimin e Greqisë, dhe se për këtë ata duhet t’i drejtohen institucioneve dhe partnerëve Europianë, si Banka Qëndrore Europiane, Bashkimi Europian e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të gjetur sëbashku një program që funksionon, ndryshe nga ai i mëparshmi.

Gjatë takimit të djeshëm në Francë me homologun e tij Michel Sapin, ministri i financave te Greqisë tha se prioriteti i tyre është mirëqënia e të gjithë Europianëve dhe përjashtoi mundësinë për të marrë më tepër para borxh për daljen nga kriza.
 
 Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)