GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është autori i grabitjes së armatosur që ka ndodhur në mesditën e 5 shkurtit, në disa degë të PPC (energjisë elektrike) dhe OTE (telekomunikacionit) në Lutraki të Korinthit, në Greqi.
 
Në ngarkim të 38-vjeçarit shqiptar dhe të një bashkëpunëtori tjetër, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, rëndojnë akuzat për vjedhje dhe posedim të paligjshëm të armëve, si dhe ishte lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata në Korinth.
 
Në kuadër të hetimeve të departamentit të policisë në Lutraki u konfirmua se 38-vjeçari, së bashku me një person tjetër, fillimisht hyri në një degë të PPC dhe nën kërcënimin e armëve, u mori paratë.
 
Më pas shkoi në një degë të OTE, ku me të njëjtën metodë, morën paratë e sende të tjera.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)