Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e ka cilësuar progresraportin e BE-së për vitin 2026 si vlerësimin më gjithëpërfshirës të përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit. Pas marrjes së raportit nga ambasadorja Sofia Moreira de Sousa, Hoxha theksoi se vendi ka bërë progres të rëndësishëm, por duhet të përballet edhe me sfidat që mbeten.

“Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato”, shkroi ai në rrjetin X.

Hoxha veçoi faktin se objektivi për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar për herë të parë në një dokument të BE-së si “ambicioz, por i arritshëm”, duke theksuar se realizimi i tij kërkon reforma cilësore dhe zbatim të qëndrueshëm.


Lajmi kryesor:

Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, ambasadorja ia dorëzon ministrit Ferit Hoxha: Shqipëria në përputhje të plotë me politikën e jashtme të Unionit