TIRANE- Një efektiv i shërbimit kufitar të Qafëbotës, si dhe tre shtetas grekë u arrestuan për kontrabandë cigaresh nga policia greke.
Sipas policisë “Lorenc Çibuku, 35 vjeç, u arrestua në qytetin e Igumenicës (Greqi), duke tregtuar cigare kontrabandë, që i kishte blerë Duty Free Shop në anën shqiptare”.
Në pranga përfunduan dhe tre shtetas grekë, si dhe u bllokuan 2500 paketa cigaresh te pashoqëruara me kupon blerjeje si dhe automjeti ku u gjendën cigaret.
Nga hetimet paraprake rezulton se polici i shërbimit kufitar udhëtonte me leje drejtimi të rreme. Në makinën e tij është gjetur edhe një pistoletë. Tre grekët e arrestuar mësohet se u dërguan në prokurori, ndërsa polici shqiptar pritet të deportohet.
/Shqiptarja.com