/ATSH-AFP/ - Dhjetra refugjatë sirianë në ishullin grek Kos nisën sot procesin e regjistrimit në tragetin e dërguar nga qeveria për përshpejtimin e procedurave dhe uljen e tensioneve nga fluksi i shtuar i emigrantëve, raportoi media.
Trageti "Eleftherios Venizelos" ankoruar në portin Kos që prej së premtes priti gjatë mbrëmjes grupet e para për kryerjen e procedurave të regjistrimit nga autoritetet e emigracionit që instaluan zyrat në barkë.
Trageti do të qëndrojë në Kos për një periudhë dy javore.
Funksionarët në bord do të regjistrojnë personat me kombësi siriane që ndodhen tashmë në ishull si dhe të sapoardhurit e tjerë pavarësisht kombësisë, bëri të ditur një zëdhënëse e Komisariatit të Lartë për Refugjatët (HCR) Stella Nanou.
/Shqiptarja.com