Greqi, operacioni për arrestimin
ja skenarët për 4 shqiptarët

Greqi, operacioni për arrestimin<br />ja skenarët për 4 shqiptarët
TIRANE- Forca të shumta policie janë vënë ditët e fundit në kërkim të bandës prej katër shqiptarëve, Ilri Kupa, Marian  Kola, Flaulant Luli, Fatos Sulaj ende pa u arrestuar, pas arratisjes nga Burgu i Trikallës në mars të këtij viti.

Policia pas asgjesimit te njërit prej të arratisurve dhe të xhaxhait të tij, është duke shtrirë operacionin për kapjen e katër kriminelëve të ngelur në gjendje të lirë. Operacioni shtrihet nga lumi Kalama në Domoko të Thesprotisë dhe deri në kufijtë shqiptaro- grekë.

Sipas policisë, rrethi është ngushtuar shumë për kapjen e shqiptarëve të arratisur, pasi në operacionin në shkallë të gjerë që ata po ndërmarrin marrin pjesë jo vetëm forca të shumta policie, por edhe qen të stërvitur, si edhe kamera termike për zbulimin e fytyrave dhe parandalimin e akteve kriminale që ata mund të kryejnë.

Sipas policisë, Marian Kola (foto) dhe shokët e tij, duket se janë ngujuar në Thesprotinë Veriperëndimore. Zërat thonë se në operacion marrin pjesë mbi 1000 policë, gjë që nuk vërtetohet, pasi një shifër e tillë konsiderohet si tepër e madhe dhe spekulative dhe ndoshta jepet një numër i tillë policësh, për arsye psikologjike ndaj të arratisurve dhe atyre që i ndihmojnë e mbulojnë.
 
Specialistët e policisë vlerësojnë se banda e katër të arratisurve të mbetur gjallë është ndarë në dy grupe, për t’ju shmangur diktimit dhe për të mos u kapur lehtë.

Ndërkohë policia vlerëson se të arratisurit fshihen në stane, male e gërxhe, fusha të mbjella me misër dhe se rrethi i tyre është ngushtuar shumë, duke ngushtuar rrezen e veprimit të tyre dhe shmangien e mundësisë që ata të mos mund të largohen në Shqipëri.

Sipas policisë, katër të burgosuri e arratisur nga burgu në Trikalla, nuk synojnë të kalojnë kufirin për në Shqipëri, pasi mendohet se edhe atje kanë llogari të hapura me drejtësinë dhe hasmëri të ndryshme.

Ndërkohë që Admir Murataj, Klement Cala nuk dihet nëse janë në Greqi apo Shqipëri. Ndërsa Edison Lika u vra së bashku me xhaxhane e tij, Flamur Lika disa ditë më parë.


SKENARET
Ditët e fundit mediat greke kanë shpalosur edhe shumë skenare në lidhje me personalitetin dhe gjendjen psikologjike, fizike e veprimtarinë kriminale të shqiptarëve të arratisur dhe sidomos të Marian Kolës.

Skenare të denja për një film hollivudian, të cilat asgjë të vërtetë nuk kanë, thjesht krijojnë mite e përralla për netët e dimrit rreth zjarrit.

Sipas këtyre skenareve Marian Kola është stërvitur nga UÇK (?!!!). Kjo shpjegon aftësinë e tij të rrëshqasë në situata të vështira.

Një tjetër skenar bën fjalë se Marian Kola ka si synim lirimin e Alket Rizait, i cili përbën edhe trajtën emblematike të krimit shqiptar në Greqi.
Një tjetër skenar bën fjalë për një grup të mirëorganizuar shqiptarësh e grekësh, të cilët mbulojnë, strehojnë e mbështesin Marian Kolën dhe e furnizojnë me armë, sidomos me armatim të rëndë që t’u bëjë ballë 1000 policëve e ushtarëve.

Skenari më i fundit dhe po aq absurd sa të sipërpërmendurit është edhe ai që në operacionin për kapen e tyre marrin pjesë 1000 policë, komandos të forcave speciale, etj. Kjo shifër konsiderohet spekulative dhe jo e vërtetë, po emetohet për shkak të krijimit të një gjendjeje psikologjike e frike, në mënyrë që ata të dorëzohen.

Specialistët e policisë vlerësojnë se pas kaq ditësh ndjekjeje, katër shqiptarët dhe Marian Kola janë të lodhur fizikisht e psikologjikisht dhe ndoshta do të jenë të gatshëm për gjithçka. Për përplasje të mundshme e deri në fund me policinë, pa llogaritur më jetën.

te arratisurit, burgu i trikalas
(Foto: Te arratisurit nga burgu i Trikallës)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip