GREQI - Grekët u mblodhën në portin e Pireut për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Epifanisë, një nga më të rëndësishmet në kalendarin e fesë ortodokse.

Ceremonia e "Ujit të bekuar", në portin më të madh të vendit, u drejtua nga arkipeshkvi Jeronymos dhe u përcoll edhe kryeministri grek, Antonis Samaras, dhe shumë zyrtarë të shtetit.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, shumë grekë sfiduan ujërat e akullta dhe u zhytën për të gjetur kryqin. Kryqi i bekuar nga arkipeshkvi besohet që të sjellë fat për gjithë vitin për atë që e gjen në ujë. Rituali i hedhjes së kryqit në ujë dhe nxjerrjes së tij zhvillohet në të gjithë vendin dhe përkujton pagëzimin e Jesusit në Lumin Jordan.

I pranishëm në ceremoni, kreu i Qeverisë, Samaras tha se është e rëndësishme që grekët të jenë të bashkuar nëse dëshirojnë t'ia dalin mbanë me krizën ekonomike. Ekonomia greke ka hyrë në vitin e gjashtë të recensionit dhe papunësia është rritur ndjeshëm duke kapur rekordin 26 përqind në muajin shtator.

(l.ç/ad.ti/shqiptara.com)