GREQI -  Autoritet greke bëjnë të ditur se dy anije mallrash janë përplasur në det të hapur në ujërat e Greqisë, rreth 78.125 kilometra në jug të Peloponezit.

10 marinarë me origjinë siriane figurojnë të humbur në një kohë, që kanë nisur operacionet nga ekipet e kërkimit.

Nga përplasja, anija "Piri Reis" është mbytur menjëherë.

Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojes bregdetare ndodhen në vendin, ku u përplasën anijet dhe jane ende në kërkim të trupave te marinarëve.

Ndërsa anija tjetër Consouth e cila ishte nisur nga një port turk për në Maltë, kishte në bordin e saj 16 anëtarë përfshirë rusë, filipinë dhe polakë, të cilët nuk morën lëndime.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)