GREQI - Paraqitet në parlamentin grek, projektligji antiracist “Kundër racizmit dhe ksenofobisë”, i cili, për të gjithë ata që kryejnë apo nxisin akte të racizmit dhe ksenofobisë, parashikon dënime edhe më të ashpra. Projektligji u dërgua edhe zyrtarisht dhe pa asnjë ndryshim në sekretarinë e Qeverisë greke nga ministri grek i Drejtësisë.
Projektligji, të cilin qeveria e pranoi pa asnjë “lëshim” në thelb “fotografon” partinë neonaziste të Agimit të Artë dhe të gjitha aktet e saj raciste e ksenofobe, të cilat denoncohen vazhdimisht. Kështu himnizimi publik i akteve të genocidit (nazizmit, etj) nga liderë politikë mund të çojë në ndërprerjen e subvencionimeve shtetërore si edhe në gjoba me vlerë deri në 200.000 euro për partitë politike që shfaqin këto pikëpamje, ndësa kur bëhet fjalë për person fizik, i cili i përket një grupimi, atëherë mund të ketë edhe gjoba të rënda, heqjen e të drejtave politike për 5 vjet, si edhe gjoba të rënda monetare. Deputetëve që shprehin pikëpamje raciste do t’u hiqet imuniteti dhe do të çohen në gjyq.
NDJEKJE PENALE EDHE PER MEDIAT
Dispozitat e projektligjit përfshijnë edhe mediat vizive dhe ato të shkruara, si edhe portalet internetike, të cilat shprehin, trumbetojnë apo mirëpresin të tilla opinione raciste. Kjo ndoshta është një mënyrë e tërthortë që të mos mirëpriten në media neonazistët grekë. Po qe se ndodh e kundërta, atëherë mediave vizive apo të shkruara u hiqet e drejta e emetimit dhe licenca e funksionimit.
Qarqe juridike greke thonë se kjo është një paralamërm direkt për Agimin e Artë që të mos shfrytëzojë lirinë e shtypit për të ërçuar idetë naziste. Shumë nga dispozitat e projektligjit lëmë të nënkuptohet edhe faktin që shumë shpejt ndoshta Agimi i Artë do të dalë jashtë ligjit.
Projektligji i është dorëzuar Komisionit Parlamentar të Hartimit të ligjeve. Data e diskutimit dhe ndoshta edhe e votimit është 21 maji. Projektligji do të paraqitet në publik nëpërmjet internetit ku edhe do të çelet një debat publik për përmirësimin e tij.
DISPOZITAT E LIGJIT
Dënohet me burgim të paktën 6 muaj dhe gjobë 5.000 - 20.000 euro cilido që me dëshirë, nxit urrejtjen, aktet e dhunës për të gjithë ata, të cilët publikisht, gojarisht, apo edhe nëpërmjet shtypit të shkruar apo vizv, portaleve internetike, por edhe nëpërmjet çfarëdolloj metode, nxisin aktet terroriste, se shtyjnë drejt dhunës kundër grupeve sociale apo edhe individëve, duke pasur parasysh racën, ngjyrën e lëkurës, bindjen fetare, origjinën, apo orientimin e ndryshëm gjenetik e seksual.
Me të njëjtat dënime do të dënohen edhe ata të cilët kundërshtojnë, apo mohojnë rëndësinë e krimeve e të genocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës, apo edhe fashizmit e nazizmit.
Po qe se në të tilla veprime do të jetë pjesëmarrës apo do t’i kryejë një lider politik, atëherë u ndërpritet financimi shtetëror. Bëhet fjalë për projektligjin e parë, i cili parashikon të tilla dënime të rënda për rastet e nazizmit dhe ksenofobisë.
Gjithashtu, me votimin e projektligjit, cilido deputet, do të përmendë, qoftë edhe nga tribuna e parlamentit, nxitje apo fjalë urrejtjeje, apo edhe kërcënime për akte dhune kundër personave të tjerë që kanë ngjyrë, fe, kombësi, apo do të ditirambizojnë fashizmin, apo do të përdorin simbole naziste, apo do të përshëndesin si ata, do t’u hiqet menjëherë azili parlamentar dhe do të çohen drejt gjykatave.
Me të njëjtat dënime do të dënohen edhe ata, të cilët do të kryejnë akte dhune, marrin pjesë në banda kriminale raciste, të cilat synojnë kryerjen e krimeve të sipërpërmendura. Këta persona do të dënohen me dy vjet burg pa të drejtë apelimi.
Gjithashtu në projektligj parashikohet edhe mbrojtja ligjore e fizike e viktimave të akteve raciste e ksenofobe.Rol këshillimor në hartimin e proektligjit “Kundër racizmit e ksenofobisë” nga komuniteti shqiptar kishin gazetarët, Ardi Stefa e Gazmend Kapllani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com