GREQI - Parlamenti grek hodhi poshtë sot gjatë orëve të para të mëngjesit një mocion mosbesimi të partisë së majtë radikale SYRIZA duke i dhënë kështu votëbesimin qeverisë së koalicionit mes ''Demokracisë së Re'', e djathtë, dhe PASOK-ut, e majtë.
Për qeverinë e koalicionit votuan 153 deputetë, nga 300 që ka parlamenti grek.
Pas procesit të votimit, Kryeministri Andonis Samaras përjashtoi një deputet nga partia, pasi kishte votuar pro rrëzimit të qeverisë.
Para votimit, mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në një protestë antiqeveritare, përmes së cilës kërkuan rrëzimin e qeverisë aktuale.
Marrë nga ASTH
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com