Greqi, parlamenti miraton reformat
shtrënguese, qytetarët protestojnë

Greqi, parlamenti miraton reformat<br />shtrënguese, qytetarët protestojnë
Parlamenti grek ka votuar mbrëmjen e djeshme reformat shtrënguese, projektligjet e pensioneve dhe të tatimtaksave.

Projektligjet e reja parashikojnë midis të tjerash, një pension kombëtar prej 384 eurosh për ata që kanë 15 vite punë kur mbushin 67 vjeç; tavan deri në 2.300 euro për pensionet e larta, rritje të kontributeve për punëdhënësit dhe nëpunësit; rritje të taksave në bazë të të ardhurave.

Pavarësisht protestave dhe trazirave të ditëve të fundit , kjo shihet si një zgjidhje e detyruar me qëllimin për të marrë ndihmë ekonomike nga kreditorët ndërkombëtar

Votimi në parlamentin grekë u bë para se të mbahej takimi mes ministrave të financave të BE –së, të cilët nesër në Bruksel do të shqyrtojnë implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarëve.

Këto reforma u kundërshtuan fuqishëm nga mijëra qytetarë grekë, të cilët pas një greve tre – ditore, kundërshtimin e vazhduan me protestë.

Përleshjet e djeshme mes protestuesve dhe policisë, ndikuan që të përdoret edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel