Greqi, partia Agimi i Artë ushtron
dhunë ndaj emigrantëve

Greqi, partia Agimi i Artë ushtron<br />dhunë ndaj emigrantëve
Sërish dhunë dhe tension në Greqi. Pas një manifestimi përpara një fabrike të braktisur, në të cilën jetojnë disa emigrant, militantët e partisë Agimi i Artë të cilët janë partizanë të parimeve neonzaziste, kanë tentuar të hyjnë me dhunë në fabrikë. Militantët kanë hedhur gurë në fabrikë dhe kanë djegur kazanët duke hedhur bomba Molotov gjithashtu i kanë vënë flakën dhe një automjeti. Arsyeja e dhunës së ushtruar është se donin të hakmerreshin për një 30 vjeçar grek i cili është vrarë me thikë, pas një sherri me tre burra, të cilët dyshohen se janë afganë.
Ndërsa forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë hedhur turmës gaz lotsjellës.
Agresiviteti i turmës pasoi në plagosjen e tetë policëve. Ndërkohë janë arrestuar pesë persona dhe janë ndaluar dhjetra të tjerë. Tre ditë më parë një 30 vjeçar është vrarë me thikë përpara banesës ku jetonte, pas një sherri që kishte pasur me tre burra. Sipas versionit të dëshmitarëve tre personat ishin të huaj. Ndërsa një 17- vjeçar, afgan, është arrestuar nën pistën e këtyre hetimeve. Ndërkohë emigrantët janë në pritje që të transferohen në Itali.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë