ATHINE- Një parti e re politike e cila mbështet daljen e Greqisë nga eurozona ka zhvilluar sot takimin e saj të parë në Athinë. Partia "Plani B" ka vetëm rreth 400 anëtarë, por kreu i saj, Alekos Alavanos, beson se ajo mund të ofrojë një rrugë të re për Greqinë.
Alavanos tha për BBC-në se ai “dëshiron një moratorium mbi pagesën e borxhit të vendit, një dalje të rregullt nga Eurozona dhe shtetëzimin e bankave”.
“Por partia ka gjasa të shkaktojë tronditje të vërtetë”, thotë Loëen Mark, një korrespondent i BBC-së në Athinë.
Perspektiva e largimit të Greqisë nga euro e ka paralizuar vendin që kur kriza e saj financiare shpërtheu në vitin 2009.
Kjo parti e re mbështet kthimin e dhrahmisë, monedha greke para se të përdorej euro.
Alavanos, një ish-lider i partisë kryesore “SYRIZA” të krahut të majtë të opozitës, tha se “duke e lënë monedhën e vetme do të jetë një "tronditje të vogël", por me rikthimin e dhrahmisë, ajo së shpejti do të sjellë rezultate pozitive dhe do të sjellë një shembull për vendet e tjera të eurozonës”.
Por qeveria e cila ka ndërrmarrë masa shtrënguese të rrepta insiston se nuk ka kthim prapa nga reformat, dhe se Greqia nuk do të dalë nga Eurozona.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com