Greqi, përjashtohen nga parlamenti
deputetët thonë: “Rroftë Hitleri"

ATHINE- Me thirrjet: “Jeni budallenj”, “Jeni qelbësira” deputetët e "Agimit të Artë" kanë reaguar në mënyrë skandaloze gjatë seancës plenare të parlamentit grek ditën e premte. Gjatë daljes së tyre nga salla ata kanë ulëritur “Heil Hitler!”

Gjithçka ka nisur pas një debati të ashpër mes nënkryetarit të parlamentit, që atë çast drejtonte seancën plenare me deputetin e Agimit të Artë, Panajotis Iliopulos, kur ky i fundit ka bërë një pyetje në lidhje me ligjin antiracist, i ciliu pritet të paraqitet për diskutim në parlament javën e ardhshme.

Deputeti neonazist, i cili mori fjalën e ka konsideruar projektligjin “supë”, ndërkohë që ka ironizuar edhe kryetarin e opozitës. Kryetari i seancës ka reaguar duke i konsideruar fjalët e deputetit të Agimit të Artë si fyese. Nga ky moment e më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Deputeti i Agimit të Artë ka filluar të ulërijë, duke përdorur fjalor fyes dhe të papërshtatshëm për tempullin e demokracisë, si “Jeni qelbësira”, “Duartrokisni lopë” (duke iu drejtuar deputetëve të pranishëm) dhe fjalor tjetër të ndyrë.

Pavarësisht se nuk ishte hera e parë që neonazistët përdorin fjalor të tillë, ishte hera e parë që u përdor rregullorja e brendshme e parlamentit, me kryetarin e seancës të nxjerrë jashtë nga salla deputetin në fjalë. Kryetari i seancës ka kërkuar qe deputetëve të Agimit të Artë T’u hiqet e drejta e fjalës dhe u ka mbyllur mikrofonat, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndërhyrjen e gardës për nxjerrjen jashtë të deputetit neonazist.

Grupi parlamentar i Agimit të Artë është larguar në mënyrë demonstrative nga salla, ndërkohë që janë dëgjuar edhe katër herë thirrjet “Hail Hitler”, dy herë nga deputetët neonazistë dhe dy herënga deutetë të forave të tjera politike, por në mënyrë sarkastike.

MUIZNIEKS: ËSHTË KOHA QË "AGIMI I ARTË" TË DALË JASHTË LIGJIT

Të gjitha partitë politike greke, me përjashtim të Agimit të Artë, kanë dënuar qëndrimin e neonazistëve dhe kanë përshëndetur qëndrimin e presidencës së Parlamentit, por edhe nuk kanë munguar akuzat ndaj opozitës së SYRIZA. Gjithsesi gjithnjë e më me forcë po shtrohet kërkesa që Agimi i Artë të nxirret jashtë ligjit dhe deputetët e saj të përjashtohen nga azili që kanë dhe të çohen përpara gjykatave e të gjykohen si kriminelë ordinerë.

Komisioneri i BE për të drejtat e njeriut, Nil Muiznieks, është shprehur i indinjuar për situatën që mbizotëron në Greqi në lidhje me imunitetin që gëzon Agimi i Artë dhe është shprehur se tashmë, që neonazistët e kanë nxjerrë fytyrën e tyre të vërtetë është koha që kjo parti të dalë jashtë ligjit dhe deputetët e saj të gjykohen si kriminelë ordinerë.
Gjithashtu komisioneri europian është shprehur i pakënaqur për zvarritjet në miratimin e ligjit antiracist.

AGIMI I ARTË, PARTI E TRETË NË SONDAZHE

Sondazhi i radhës i muajit maj e nxjerr Agimin e Artë si partinë e tretë në Greqi me 11.5%, pas SYRIZA me 28% dhe Demokracisë së Re me 27,5%.

(Në foto pamje nga seanca e sotme e parlamentit, si edhe deputeti në fjalë me tatuazhet naziste në trup)
heil hitler

agimi i arte

Redaksia Online
(l.ç/e.s/ma/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion