Një incident i rëndë ajror ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në Psatha të Greqisë.
Sipas mediave vendase, 2 helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin. Dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit që u rrëzua pas përplasjes, kanë vdekur.
Anëtarët e ekuipazhit të helikopterit të dytë u plagosën lehtë dhe u transportuan në Spitalin e 251-të të Përgjithshëm të Aviacionit.
Dy pilotët e helikopterëve janë nga Rumania, ndërsa dy bashkëpilotët janë grekë. Helikopterët ishin të tipit Bell dhe ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve. Ata ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente











