ATHINË - Policia evakuoi sot herët në mëngjes zyrat e ish-televizionit publik grek ERT, ku qëndronin që prej qershorit gazetarët e pushuar nga puna pas vendimit të qeverisë për shkrirjen e institucionit të gjykuar si tepër të kushtueshëm për Greqinë e cila është në pikun e krizës.
"Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia e trazirave hyri në ambjentet e ish-radiotelevizionit të vendosura në periferinë veriore të Athinës, sipas konstatimeve të një gazetari të AFP. Oficerë të tjerë policie u rrethuan nga 200 persona që protestonin kundër evakuimit.
Gjatë momentit të operacionit të forcave të policisë nuk u shënua asnjë incident apo përballje. Një përfaqësues i sindikatës "Pospert" të punonjësve të ERT-së, Nikos Cimbidhas, deklaroi për AFP se ishte nën arrest.
Agjencia greke gjysmëzyrtare e lajmeve, ANA deklaroi nga ana e saj se policia kishte arrestuar edhe tre ish-punonjës të tjerë të ERT, mes të cilëve edhe drejtuesin e "Pospert", gazetarin Panajotis Kalfajanis.
Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com