GREQI- Një sasi prej 160 kg hashash është konfiskuar në fshatin Vrosina të Greqisë, ku u kap një 32-vjeçar shqiptar. Operacioni u zhvillua mesditën e sotme nga sektori i Antidrogës në Thesprotia, ku u arrestua një trafikant 32-vjeçar.
 
Në aksion rrugor Igumenicë-Janinë, u ndal makina me të cilën udhëtonte shqiptari, ku u gjetën 146 pako hashash në sediljet e pasme dhe në bagazhin e makinës. Përveç kësaj hetimi zbuloi se makina ishte me targa të rreme dhe ishte vjedhur në Athinë.
 
Poseduesit e drogës e lanë marijuanën në oborrin e kishës të fshatit Sitaria, në Pogoniou, pasi kishin informacion se po ndiqeshin nga policia, ndërsa u arrestua vetëm njëri prej tyre, shqiptari 32 vjeç. Oficerët e Narkotikëve të Janinës u kontaktuan nga një banor i fshatit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)