GREQI- Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi mbante rreth 200 kg marijuanë në makinën e tij. Sipas medieve greke, lënda narkotike është konfiskuar sot afër mesditës në kilometrin 30 të rrugës së vjetër nacionale Janinë-Igumenicë, nga skuadra e Antinarkotikëve në Departamentin e Janinës, në bashkëpunim me Gardën Kufitare dhe Konitsas Delvinakiou.
Në mënyrë të veçantë , policia përdori informacionin e mbërritur për kalimin e shqiptarit dhe identifikoi makinën që po drejtonte 34-vjeçari.
Në bagazhin dhe vendet e pasme të makinës u kapën 176 pako kanabis i papërpunuar, gjithsej me peshë 186 kilogramë dhe 450 gramë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com