IMATHIA- Policia greke ka mundur të arrestojë një shtetas shqiptar të moshës 34-vjeçare, pasi dhunoi dhe rrahu me grushte një shtetas grek 89-vjeçar, brenda në kafenenë e këtij të fundit, me synim grabitjen.
Shqiptari e ka vjedhur të moshuarit grek, të cilin e ka lënë të gjakosur në kafenenë e fshatit Monospita, të Imathias.
Viktima gjendej në kafenenë e tij i vetëm, kur është sulmuar nga 34-vjeçari shqiptar, i cili i ka rrëmbyer portofolin me 100 euro brenda.
Shqiptari është arrestuar pas pak orësh, pasi u denoncua akti i dhunshëm dhe policia, pasi u vu në ndjekje të tij, mundi ta arrestojë.
Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij mundi të largohej dhe kërkohet nga policia.
Sikundër deklaroi shqiptari, viktima i kishte borxh një sasi të madhe parash për punime të kryera këtu e disa muaj më parë në banesën dhe kafenenë e tij, dhe nuk ia jepte.
Shqiptari pretendon se i kishte kërkuar herë pas here 89- vjeçarit grek që t'i jepte hakun e punës së tij, por ky i fundit gjithmonë e gënjente dhe e tallte tek klientët e kafenesë sa herë ky largohej duarbosh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com