Në seancën e mbrëmshme plenare presidenti i ri i Greqisë Prokopis Pavlopulos ka bërë betimin si shef i ri i shtetit Grek. Para se të shkonte në pallatin presidencial për marrjen e detyrës presidenti Pavlopulos ka vendosur një kurorë në monumentin e ushtarit të panjohur.
Ai u zgjodh president nga parlamenti grek më 18 shkurt të këtij viti duke zëvendësuar 85-vjeçarin Karolos Papulias, i cili e mbante këtë post prej 10 vitesh.
Presidenti ka një numër të madh kompetencash të parashikuara në kushtetutën e vendit, por përgjegjësinë më të madhe për drejtimin e vendit e ka më shumë kryeministri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com