ATHINE - Kryeministri i ri i Greqisë Antonis Samaras pritet të bëjë publike sot listën e ministrave të kabinetit të tij. Kabineti i ri do të jetë më i vogël se ata të mëparshëm me vetëm 16 ministra dhe 12 zv/ministra, thotë e përditshmja Kathimerini.
Dy partitë e majta që i janë bashkuar koalicionit, PASOK dhe DIMAR, kanë deklaruar se asnjë nga deputetët e tyre nuk do të ketë post ministri në qeveri.
Ministri i ri i financave pritet të jetë kreu aktual i National Bank of Greece, Vassilis Rapanos. Ndërkohë, në Luksemburg, ministrant e financave të eurozonës do të diskutojnë çështjen e Greqisë. Në takim Greqia përfaqësohet nga ministri në detyrë i financave George Zanias.
Zoti Samaras u betua si kryeministri i katërt i Greqisë në tetë muajt e fundit gjatë një ceremonie dje në prani të presidentit Papoulias dhe kryepeshkopit Hieronymos II.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com