Greqi, protesta e parë "anti-Cipras"
punëtorët kundër masave ekonomike

Greqi, protesta e parë "anti-Cipras"<br />punëtorët kundër masave ekonomike
Greqi - Edhe shteti fqinj, Greqia është përfshirë nga një valë protestash. Punëtorët grek po protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike. Ata kanë refuzuar që të shkojnë në punë, në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike që janë ndërmarrë nga qeveria e sapo formuar greke.

Kjo e djeshmja ishte greva e parë e përgjithshme që prej ardhjes në pushtet të qeverisë Cipras në janar. Prandaj, zemërimi i demonstruesve nuk drejtohet, si zakonisht, kundër kredidhënësve, por në radhë të parë kundër Ciprasit. Një risi në historinë e grevave në Greqi: pikërisht partia në pushtet, Syriza u bën thirrje njerëzve që të marrin pjesë masivisht në grevën e përgjithshme. 

Janë bllokuar transporti publik, zyrat e administratës të cilat nuk kanë funksionuar ditën e djeshme, shumë fluturime u anulluan dhe anijet qëndruan të ankoruara në port.
 
Spitalet bënë një përjashtim, duke funksionuar me një staf të kufizuar
 
Qytetarët grekë kundërshtojnë masat e propozuara së fundmi, ku do të rriten taksat, në vecanti ato të ushqimeve si dhe do të ulen rrogat dhe pensionet. 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime