Disa pamje të tjera janë publikuar nga momenti i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar që vdiq në Kretë.
Creta24.gr ka publikuar momentin kur i riu rrëzohet në tokë dhe ka humbur jetën.
Siç shihet nga pamjet djali është duke ecur i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.
Burri është përpjekur që ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.
Edhe pse është lajmëruar policia dhe ambulanca, fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga raporti mjekësor, u zbulua se vdekja e Orgitos ka ardhur për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.
Mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë shkruan flashnews.gr.
Nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.