Sherr mes të rinjsh në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Sherr mes të rinjsh në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Orgito Lloci

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pas një sherri me disa të rinj në Kalives të Greqisë.

Ai është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta, të martën e 11 qershorit.

Media greke nuk bën të ditur emrin e shqiptarit, por Top Channel ka identifikuar viktimën si Orgito Lloci.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi, momenti prekës kur mjekët i japin ndihmën e parë

Një media greke ka publikuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar u transportua i vdekur në spital pas sherrit me disa të rinj në Kalives të Greqisë. Fatkeqësisht ai nuk ia doli të mbijetojë.

Të dyshuarit e përfshirë në konfliktin me viktimën thuhet se janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Sipas informacioneve nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje shkruan ApokoronasLife.

Policia greke ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare