ATHINË, 27 janar /ATSH-ANSA/ - Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras paraqiti sot në mbrëmje përpara presidentit të republikës, Karolos Papulias qeverinë e re të vendit ballkanik duke bëre edhe betimin.
Ministrat e rinj u betuan përpara presidentit, ku tetë prej tyre e bënë atë në mënyrë religjioze, mbi Bibël, ndërkohë që përsprisnin betimin, ndërsa të tjerët bënë vetëm betim "politik", ashtu si Ciprasi dje.
Qeveria do të zhvillojë nesër takimin e parë, ku pritet një rritje e mundshme e pagës minimale./ a.jor.










