ATHINË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Pas dështimit të Parlamentit grek për të zgjedhur presidentin e Republikës që prej turit të parë, qeveria do të duhet të angazhohet në një garë kundër kohës për të gjetur aleatë nëse dëshiron të shmangë zgjedhjet legjislative të parakohshme, por me pak mundësi për sukses.
"Në politikë ka gjithmonë manovra, por duke iu referuar shifrave, kjo do të jetë e veshtirë për Parlamentin aktual për të zgjedhur një president", theksoi Thomas Gerakis, shef i institutit të sondazheve "Marc", pas votimit të deputetëve grekë.
Vetëm 160 prej tyre nga 300, 155 nga koalicioni aktual kënservator-socialist dhe pesë nga 24 deputetë të pavarur votuan për kandidatin e qeverisë, Stavros Dimas, ish-komisioner evropian. Do të duheshin 200 vota për të zgjedhur presidentin që prej turit të parë dhe 200 për turin e dytë të parashikur më 23 dhjetor dhe më pas 180 për turin e tretë, parashikuar më 29 dhjetor./
/ec/











