/ATSH-AFP/ - Një sërë masash që synojnë reduktimin e shpenzimeve publike nga ministritë dhe organizmat publikë për të shmangur boshatisjen e arkave të shtetit u njoftuan sot nga zëvendësministri grek i Financave, Dimitris Mardas.
"Këto reduktime, që mund të mundësojnë një kursim prej 300 milionë eurosh, përfshijnë kryesisht kostot e komunikimit dhe publicitetit të ministrive", sipas ministrit.
"Ne do të fillojmë të japim me qera godinat publike të cilat nuk përdoren", shtoi ai në një konference shtypi.
Ministri foli gjithashtu për një projektligj mbi reduktimin e burokracisë duke llogaritur kursimin e 177 milionë eurove.
"Janë marrë nisma për të luftuar kundër trafikut të karburantit dhe cigareve, për të kontrolluar më mirë shpenzimet e shëndetësisë dhe për të taksuar rrjedhjet e kapitaleve jashtë vendit, një masë për të cilën është e vështirë llogaritja e përfitimit", nënvizoi ai.
Greqia ndodhet sot në qendër të bisedimeve në Uashington të FMN-së dhe Bankës Botërore ndërkohë që po përballet me partnerë më të tendosur se kurrë./
/Shqiptarja.com