/ATSH-AFP/ - Qeveria greke paraqiti sot në Parlament një projektligj për planin e dytë të masave të debatuara, kërkuar nga kreditorët për të garantuar një kredit tjetër për vendin", bëri të ditur një burim parlamentar.
Ky plan i dytë përfshin kthimin e direktivave evropiane të vitit 2013, miratuar gjatë krizës në Qipro duke garantuar depozitat bankare deri në 100 000 euro, si dhe një reformim të kodid të procedurës civile që parashikon thjeshtësimin dhe përshpejtimin e drejtësisë dhe reduktimin e kostove.
Sindikata e funksionarëve "Adedy" njoftoi një manifestim para Parlamentit të mërkurën në mbrëmje, gjatë debatit mbi këtë tekst.
Ky votim përbën një test tjetër për qeverinë e kryeminsitrit, Aleksis Cipras, i partisë së majtë radikale Syriza, ku një e pesta e deputetëve u shprehën kudnër planit të parë të masave shtrënguese votuar në Parlament një javë më parë. Këto masa u miratuan në sajë të votave të opozitës, së djathtë dhe socialistëve.