Qeveria greke ka shënuar sërish zbutjen e lehtë të kontrollit të kapitaleve, një çështje shqetësuese për vendin.Tashmë ajo i mundëson qytetarëve kryerjen e transfertave ndërkombëtare me vlerë 500 euro në muaj, sipas një dekreti të bërë publik sot.
Sipas dekretit të djeshëm që pritet të publikohet sot në Fletoren Zyrtare, individët mund të transferojnë 500 euro në muaj jashtë Greqisë, dhe 5000 euro brenda tremujorit për fëmijët që studiojnë jashtë vendit, ose 8 mijë euro me deklarimin e faturave tatimore nëse shpenzimet janë të larta.
Megjithatë, kufiri i tërheqjes javore brenda vendit nuk ka ndryshuar që nga futja e këtij kontrolli më 29 qershor mbetet gjithmonë shuma 420 euro që mund të tërhiqet edhe menjëherë, ndërsa në fillim të kontrollit individët mund të tërheqnin vetëm 60 euro në ditë.












