Greqi, "Anonymous" grabit 3700
dokumente të Ministrisë së Jashtme

ATHINE - Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se e-mailet zyrtare të saj janë lexuar dhe përvetësuar nga sulmuesit e kompjuterave dhe se për këtë arsye ka nisur një hetim për të përcaktuar shkallën e dëmit.

Sipas vetë grupit që i ka grabitur informacionet e Ministrisë së Jashtme greke, "Anonymous", bëhet fjalë për një rrjedhje të madhe prej 3700 dokumentesh, duke përfshirë këtu edhe materiale të rezervuara të ministrisë dhe OSBE-së.

Disa dokumente të grabitura janë publikuar nga “hakerat”; në to bëhet fjalë për ç’ka shkruajnë mediat në Rumani dhe Shqipëri, një dokument të Këshillit të BE-së për pastrimin e parave lidhur me Kosovën etj.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit