"Ndërkohë, që ne jemi duke dalë nga kriza, ne kemi nevojë për stabilitet, jo për paqendrueshmëri", theksoi Mariano Rajoy në një konferencë shtypi të përbashkët me Adonis Samaras, në përfundim të takimit.
Duke kritikuar programet e partive spanjolle dhe greke, Podemos dhe SYRIZA, që kundërshtojnë masat shtrënguese, kryeministri spanjoll theksoi se dy vendet kishin nevojë për siguri dhe besim, jo për pasiguri dhe mosbesim.
"E ardhmja jonë e përbashkët është në Evropë, në projektin e integrimit evropian dhe jo jashtë Evropës (...) Euro nuk është një projekt në letër", theksoi ai.
Ai nënvizoi se "Evropa ishte bazuar në angazhimin konstruktiv dhe jo në shkëputjen e njëanshme nga rregullat e lojës".
Mariano Rajoy theksoi se vizita e punës në Greqi parashikonte mbrojtjen e politikave që kanë qenë të ashpra, të vështira, të komplikuara dhe që kanë përfshirë vendime që qeveritë nuk kanë dëshiruar t'i marrin (...) por që kanë qenë të nevojshme./ATSH/