Kryeministri grek Antonis Smaras ka dërguar kritika drejt partisë opozitare më të madhe SYRIZA duke thënë se në rast të një fitorjeje në zgjedhje kjo parti do ta dërgojë Greqinë drejt falimentimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Samaras në një fjalim në Larisa në kuadër të fushatës zgjedhore tha se partia kryesore në opozitë SYRIZA është duke e shtyrë shtetin në një drejtim shumë të rrezikshëm, atë të falimentimit dhe të largimit nga BE-ja.

Duke theksuar se partia e tij do të dalë si triumfuese nga këto zgjedhje Samaras ka thënë se SYRIZA e ka humbur përkrahjen e popullit dhe se nga këto zgjedhje do të dalë shumë më e dobët. Populli Grek para dy viteve na besoi ne për të nxjerr Greqinë nga kriza tha Samaras dhe brenda këtyre dy vitesh ne kemi bërë shumë për shtetin tonë. Tani shteti jonë është gati të dalë nga kriza ka shtuar Samaras.

Greqia nuk ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje të parakohëshme ka thënë Samaras dhe për këtë arsye partia e cila bëri këtë gabim do të ndëshkohet nga populli grek ka shtuar ndër të tjera ai.

Samaaras ka theksuar gjithashtu se jemi të detyruar që ti tregojm popullit tonë se kjo parti po e largon shtetin nga BE-ja dhe se fermerët tanë janë ata që do të ndikohen më shumë se çdo gjë tjetër nga kjo gjendje.

Koalicioni në qeverisje nuk arriti të merrte votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit dhe për këtë shkak shteti u detyrua të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)