Greqi, sekuestrohen 160 kg kanabis
në pranga 2 shqiptarë, ikën i treti

Greqi, sekuestrohen 160 kg kanabis<br />në pranga 2 shqiptarë, ikën i treti
IGUMENICË - Dy shqiptarë janë arrestuar duke trafikuar 160 kilogramë lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi, ndërsa shoferi i furgonit që po transportonte lëndën ka mundur të largohet.

Aksioni është zhvilluar në një fshat të Igumenicës nga drejtoria e antidrogës së kësaj zone.

Kur policia kishte ndaluar furgonin, shoferi i mjetit kishte vrapuar nëpër fushë duke i shpëtuar arrestimit.

Por policia ka mundur të arrestojë dy shqiptarët të tjerë të cilët ndodheshin në një makinë që ishte si pararoja e kamionit me drogë.

Gjatë kontrollit brenda në makinë policia ka gjetur 150 pako me kanabis sativa që me peshë totale ishin 160 kilogramë. Dy shqiptarët kanë treguar se, ata kontrollonin rrugën.

Nga hetimi, policia ka zbuluar dy makinat e sekuestruara, ishin marrë me qira në Athinë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit