GREQI- Rreth 300 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria janë sekuestruar nga ana e policisë greke në Igumenicë.
Lënda narkotike që kishte kaluar nga kufiri shqiptar ishte e ndarë në 251 pako dhe ishte fshehur në brendësi të bagazhit të një kamioni.
Në bagazh ishte krijuar një dhomë e fshehtë për të fshehur lëndën narkotike.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit një 38-vjeçar grek.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e njerëzve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com