Greqi, sekuestrohen 323 kg drogë
vinte nga Shqipëria, 4 në pranga

Greqi, sekuestrohen 323 kg drogë<br />vinte nga Shqipëria, 4 në pranga
ATHINE-  Droga nga Lazarati, ka arritur të depërtojë mbasditen e të premtes (29 nentor) në territorin grek duke arritur të kapet në fund, nga policët. Një sasi prej 323 kg marijuana, është kapur në afërsi të qytetit të Konicas në Greqi, më pak se 13 km nga kufiri që ndan Greqinë me Shqipërinë.

Burimet greke të informacionit në Janinë, duke i’u referuar informacioneve zyrtare nga Policia e Konicas, bëjnë të ditur se marijuana, është kapur në bordin e një automjeti, që vinte nga kufiri shqiptaro-grek në pjesën veriperëndimore të zonës.

Sipas Policisë së Konicës, poseduesit e lëndës narkotike të cilët ishin katër shqiptarë, janë arrestuar menjëherë ndonëse këta të fundit, rezistuan duke përdorur madje edhe dhunë fizike, ndaj policëve grekë. Mjeti transportues me targa shqiptare, vinte prej rrugës Kakavije-Konicë dhe hyri në një rrugë sekondare për të fshehur gjurmët e trafikimit në afërsi të Konicës.

Sipas policisë greke, automjeti kishte në bord, një sasi të konsiderueshme marijuana e cila kishte për destinacion Selanikun. Mjeti do të përshkonte rrugën Janinë-Selanik dhe do të merrte rrugën e vjetër jo atë egzistuese të Egnatias.

Policia e Konicas, sapo është vënë në dijeni të egzistencës së marijuanës në bordin e mjetit, ngriti një postbllok në hyrje të qytetit ku bllokoi rrugëtimin e tij. Sapo është ndaluar mjeti, katër shqiptarët që gjendeshin në bord, janë përpjekur të largoheshin me vrap, por në momentin e fundit, ata u bllokuan dhe kësisoj, u prangosën menjëherë në tentativë për t’u arratisur nga policët grekë.

Në brendësi të mjetit, u gjetën shtatë thasë të mëdhenj me lëndë narkotike e llojit marijuana e cila, gjendej e mbështjellë në pako të ndryshme, si dhe në disa canta transporti. Menjëherë shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Konicas. 

droga
(Në foto: droga e sekuestruar)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit