Policia greke ka sekuestruar nga dy operacione antikanabis  335 kg e 600 gr marijuanë.

Në operacionin e parë, është ndaluar nga policia një furgon që transportonte gur nga Shqipëria. Gjatë kontrollit, janë gjetur 135 kg e 600 gram marijuanë të fshehura në kabinën e shoferit. Policia ka bërë të mundur arrestimit e 36- vjeçarit shqiptar.

Gjithashtu, nga operacioni i zhvilluar në Igumenicë është arrestuar shqiptari Vladimir Meçe pasi është kapur me një gomone të ngarkuar me 200 kg marijuanë. Ajo kishte mbërritur në Greqi në orët e para të mëngjesit.

Siç raportohet, policia e Athinës ka sekuestruar dhe dy makinat që kishin ngarkuar më pas drogën drogën nga gomonia. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)