Greqi, sekuestrohen 370 kg
kanabis, në kërkim shqiptarët 

Greqi, sekuestrohen 370 kg<br />kanabis, në kërkim shqiptarët 
GREQI-Një sasi prej 370 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua gjatë natës së kaluar në Portin e Patrës.
 
Sipas Rojes Bregdetare greke, droga ishte vendosur në tavanin e një kamioni me targa greke, që do të nisej nga Porti i Patrës me destinacion Italinë.
 
Lënda nartoktike ishte e mbuluar me letër alumini e ndarë në 120 pako dhe fshehur në një ngarkesë e cila ishte përmbante material bimore.
 
Sipas informacioneve të publikuara prej autoriteteve, lënda narkotike ishte ngarkuar prej një organizate shqiptare të trafikimit të narkotikëve dhe destinacioni i saj final ishte Holanda.
 
Në kërkim janë shpallur disa anëtarë të organizatës së trafikimit të narkotikëve, grekë dhe shqiptarë.
 
Në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit një 62-vjeçar si dhe u sekuestruan lënda narkotike, automjeti, një telefon celulara dhe një shumë prej 600 euro.

[gallery]21065[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar