Gjatë një operacioni të organizuar nga departamenti i narkotikëve në qytetin grek të Veria, janë sekuestruar më shumë se 40 kilogram kanabis dhe 200 gramë kokainë si dhe kanë rënë në pranga dy persona.
Njëri prej dy të arrestuarve është një shtetas shqiptarj 32-vjeç, ndërkohë personi tjetër është një grek 42-vjeçar.
Shtetasi shqiptar është arrestuar pasi kishte shkuar në servisin që ishte në pronësi të shtetasit grek, ku u sekuestruan 1.94 kilogramë kanabis i papërpunuar si dhe 50 gramë kokainë.
Ndërkohë në banesën e 32 vjeçarit shqiptar janë gjetur 119 gram kokainë si dhe sasi të vogla kanabis. Gjithashtu policia greke ka sekuestruar gjatë kontrollit të banesës, peshore elektronike, 50 qese të vogla, një pistoletë me 4 fishekë e kalibrit 7.65 mm, një shumë prej 2.700 eurosh si dhe dy telefona celularë.
Policia ka zhvilluar edhe kontrolle në ambjete të tjera, ku është sekuestruar një sasi prej 39 kilogramëve kanabis dhe 33 gramë kokainë.
Autoritetet greke kanë zbuluar se shtetasi shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet shqiptare për trafikim të sasive të mëdha të drogës, ndërkohë ai po qëndronte në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk posedonte një lejeqëndrim të rregullt.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com