Greqi, sekuestrohen 93 kg kanabis, në pranga 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë

Greqi, sekuestrohen 93 kg kanabis, në pranga 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë

Ne foto droga e sekuestruar nga policia greke

GREQI Gjatë një kontrolli të befasishëm nga ana e policisë greke në disa apartamente dhe automjete pranë qytetit të Selanikut është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie me lëndë narkotike prej rreth 93 kg kanabis. Gjatë operacionit të policisë u vunë në prangat e policisë tre shtetas shqiptarë dhe tre grekë.

Sipas policisë greke, tre shqiptarët, dy prej të cilëve të moshës 31-vjeçare dhe një tjetër i moshës 52 vjeç merreshin me importimin e drogës në shtetin grek. Sasia e drogës i dorëzohej grekëve të vënë në pranga të cilët thuhet se janë të moshave 35, 51 dhe 64 vjeç.

Gjatë kontrollit  janë konfiskuar gjithashtu 5200 euro, tre makina dhe çelësa apartamentesh. Të gjashtë të arrestuarit janë shoqëruar në Prokurori ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë akuzat trafikimit të lëndëve narkotike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë