Pjesë e grupit ishin 11 shtetas grekë, që janë arrestuar pas operacioneve në Arta dhe në Karditsa, ndërsa 9 persona të tjerë janë identifikuar e shpallur në kërkim.
Mediat greke raportojnë se në krye të këtij rrjeti ishin dy shtetas shqiptarë, 38 dhe 43 vjeç. Dy shqiptarët kishin në kontroll furnizimin me drogë dhe transportin e saj në hapësirat e tyre të magazinimit.
Gjatë kontrollit në banesa dhe mjediset ku mbahej droga, policia gjeti kokainë, kanabis “çokollatë”, kanabis i papërpunuar, 2 458 euro, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precizioni, dy autovetura dhe dy motoçikleta, si dhe 18 aparate telefonash celularë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
