Policia greke ka mundur të shkatërrojë një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte në qendër të Athinës. 

Sipas policisë së kryeqytetit grek janë arrestuar 14 persona mes tyre , 9 shqiptarë të moshës 24-45 vjeç, 4 polakë dhe grekë. 

Mediat greke shkruajnë se kreu i organizatës është një 32-vjeçar shqiptar. Arrestimet u kryen në zonat Exarchia, Gizi dhe Lofos Strefi. 

Qendra e organizatës ndodhej në lagjen rebele “Exarchia”, pasi trafikantët mendonin se në këtë zonë të kryeqytetit helen kishin mundësi të shfrytëzonin pamundësinë e futjes së policisë në të.

Gjatë operacionit të policisë helene u sekuestruan 17.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis,185 gr kokainë, një pistoletë, 27 fishekë, një sasi parash cash dhe disa qese paketimi.

Disa prej trafikantëve merreshin me furnizimin me lëndë narkotike, ndërsa të tjerët e shpërndanin atë. Përfitimet e organizatës pastroheshin nëpërmjet blerjes së skedinave fituese në lotarinë greke dhe bastet zyrtare.

banda droges

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)