Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga mediat greke, sipas të cilave rrjeti i trafikantëve pajiste emigrantë me pasaporta të falsifikuara. Mësohet se ky operacion është realizuar në bashkëpunim me Europolin, ku u zbuluan katër laboratorë të ndërtuar për falsifikimin e këtyre dokumetave.
Dyshohet se ky grup fshihet pas qindra shqiptarëve që kanë shkuar në Angli. Ata i ofronin gjithashtu ndihmë në rast se nuk do të arrinin të kalonin herën e parë, duke i dhënë dokumeta për të drejtë punë të shqiptarëve të tjerë.
Siapas medieve greke të përfshirë në këtë aktivitet kriminal kanë qenë 20 persona, mes të cilëve edhe dymbëdhjetë shtetas shqiptar.
Sipas hetimeve ky rrjet ka funksionuar për 3 vite dhe falsifikonin kryesisht pasaporta franceze, gjermane dhe spanjolle.
Një nga rrugët kryesore të trafikimit të personave që pajiseshin me pasaportat false ishte nisja nga aeroporti i Athinës drejt Britanisë së madhe. Mes të arrestuarve është edhe një grua e cila luante rolin e shoqërueses se personave në avion gjatë udhëtimit të tyre nga Athina në Britani.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












