Greqi/ Shoferi i dehur në timon përplas në trotuar me makinë 58-vjeçarin shqiptar dhe palestinezin! Shikoni momentin dramatik (VIDEO)

Greqi- Një aksident i rënde automobilistik ka ndodhur në ishullin e Kretës mbrëmjen e së dielës (6 Tetor), ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, një shofer në gjendje të dehur, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët teksa kaloi mbi bulevard dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani.

Në videon prej 21 sekondash të marra nga kamerat e sigurisë në zonë, dallohet mjeti me shpejtësi që godet këmbësorët dhe pas pak sekondash mblidhen qytetarët për t’u dhënë ndihmën e parë.

Të plagosurit janë një 37-vjeçar palestinez dhe një 58-vjeçar shqiptar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime më të rënda.

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruan media "NeaKriti".

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë