Ishin dy banda që kishin qendër qytetin e Larisës dhe nga andej shpërndanin drogë në zonën Thesalisë. Janë arrestuar 23 persona nga të cilët 4 janë shtetas shqiptarë.

Sipas policisë greke ky grup kriminal ka shpërndarë rreth 3.5 kg kokainë, 3.5 kg heroinë dhe 52 kg kanabis, duke fituar mbi 150 mijë euro.

Gjithashtu ga kontrollet e policisë janë sekuestruar 7.5 kg kanabis, 620 gr kokainë, monedha të vjetra dhe një objekt antiik, armë, municione dhe 21 mijë euro. Gjithashtu u sekuestruan edhe 14 automjete.

[gallery]24561[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com