Greqi, shpërthim në një dyqan
një i vdekur e 6 të plagosu

Greqi, shpërthim në një dyqan<br />një i vdekur e 6 të plagosu
Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 me orën lokale në sheshin qendror “Victoria Square” në Athinë. Në momentin e shpërthimit në dyqan kanë qenë klientë dhe punonjës të stafit. 
 
Nga shpërthimi në dyqanin ‘Everest’ u përfshi nga flakët një shtëpi si dhe janë dëmtuar makinat e parkuara aty pranë dhe dy kompani ngjitur me dyqanin.

Forca të shumta zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë në kontroll flakët. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)