GREQI - Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zyrat e partisë naziste të "Agimit të Artë" në Kavala. Eksplozivi, i vendosur në hyrje të ndërtesës ishte i punuar me mjete artizanale.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia greke po heton ngjarjen, të cilën deri tani askush s'e ka marrë përsipër.

Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz dhe jo dëme materiale të konsiderueshme në ndërtesat dhe shtëpitë përreth.

Gjithashtu janë vendosur pajisje shpërthyese edhe në ambientet e punës së Lëvizjes Patriotike Qytetare në Kavala, ku ka shpërthyer zjarri dhe ka shkaktuar vetem dëme materiale.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)