Greqi, shqiptarët do protestojnë
për pasaportat e fëmijëve

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë paralamëruar manifestime përpara ambasadës shqiptare në Athinë dhe në sheshin Syntagma në kryeqytetin helen, brenda kësaj jave, pasi shohin me shqetësim që nuk po zgjidhet ende çështja e pasaportave për fëmijtë shqiptarë, të lindur në Greqi.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh gjatë kësaj periudhe kur është në përfundim viti shkollor dhe fillojnë pushimet verore. Gjatë periudhës së pushimeve verore zakonisht fëmijët shqiptarë shkonin në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, pranë gjyshërve dhe të afërmve të tyre.

s
(Pamje nga protesta e më parshme e emigrantëve në Greqi)

Këtë vit do ta kenë të vështirë, pasi pala greke në kufi ka kthyer me dhjetëra fëmijë e prindër shqiptarë mbrapsht, për arsyen se në pasaportat shqiptare shkruhet vendlindja në shqip dhe jo në anglisht, siç normalisht duhet.

(Në pasaportat e fëmijëve shqiptarë shkruhet p.sh. vendlindja Athinë, Greqi, kur duhet të shkruhej sipas normave ndërkombëtare Athens, Greece).

E gjithë kjo situatë ka krijuar shqetësim tek familjet shqiptare në emigracion, të cilat vështirënse këtë vit do të çojnë fëmijët pranë të afërmve të tyre në atdhe, me frikën se ndoshta nuk do të lejohen që të hyjnë përsëri në Greqi.

Gjithashtu zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duket se e kanë pezulluar procesin e bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve fqinje për zgjidhjen e problemit, duke mbajtur pezull e peng përsëri emigrantët shqiptarë.

Nga ana tjetër shkrimi në shqip i vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve duket se do të jetë pengesë edhe në rinovimin e dokumenteve për lejet e qëndrimit të tyre në Greqi.

Për këto arsye, si edhe për faktin që emigrantët po flijohen përsëri e ërsëri në altarin e interesave politike të dy shteteve, shoqatat e emigrantëve janë duke diskutuar faktin e zhvillimit të protestave masive përpara ambasadës dhe institucioneve të larta greke në Greqi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!