Greqi/ Shqiptari i njohur si 'Jambo' ekstradohet në burgun e Larisës pas 11 vitesh në arrati

Greqi/ Shqiptari i njohur si 'Jambo' ekstradohet në burgun e Larisës pas 11 vitesh në arrati

Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar 33-vjeçar u rikthye në burgjet e Larisës pasi ishte arratisur 11 vite më parë. Shqiptari u arratis nga Gjykata e Larisës më 18 qershor të vitit 2013. Arratisja e tij ndodhi pasi Gjykata e Apelit vendosi një dënim prej 17 vitesh për të duke e shpallur fajtor për disa vepra penale, ku përfshihen sulme dhe grabitje të kryera në Larisa midis qershorit dhe tetorit 2012. 33-vjeçari njihej edhe me pseudonimin Jambo ose Dabo dhe për banorët e Larisës ishte kthyer në një “dhimbje koke”.

Së bashku me 5 bashkëpunëtorë të tjerë ata kanë kryer grabitje dhe rrahje në rrugën e Martalit në zonën e doganës. Autorët u afroheshin viktimave duke iu kërkuar cigare apo çakmak dhe më pas i grabisnin me dhunë. Sipas vendimit të Gjykatës greke, shqiptari u shpall fajtor për lëndime trupore në 3 raste dhe për grabitje në 6 raste.

Pas arratisje së tij u lëshuan dy urdhër-arreste evropiane dhe si pasojë ai u arrestua në Londër në gusht të vitit 2021 dhe dy vjet e gjysmë më pas iu dorëzua autoriteteve greke.

Tashmë shqiptari i është dorëzuar burgjeve të Larisës ku do të vuajë dënimin për të cilën u vendos nga gjykata, ku pritet të vuajë 15 vite burg deri në vitin 2039.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera