Greqi, shqiptari mbahet peng për
dy muaj, dhunohet e torturohet

Greqi, shqiptari mbahet peng për<br />dy muaj, dhunohet e torturohet
ILIUPOLI- Historia e një shqiptari të marrë peng në Greqi është konfirmuar sot edhe nga organet policore greke. Shqiptari 59-vjeçar është dhunuar barbarisht nga 8 pengmarrës, 7 prej tyre janë shqiptarë.

Pengmarrja ndodhi për një pazar të prishur droge, e cila degjeneroi më pas deri në dhunë brutale fizike. Sipas policisë, viktima një 59 vjeçar shqiptar, mbeti peng për dy muaj dhe rrëmbyesit i kërkonin gruas së tij një shpërblim për lirimin e tij, 130.000 euro.

Madje ata nuk nguruan t’i dërgojnë asaj një pako me gishtat e prerë të të shoqit për ta bindur të bashkëpunonte.

Policia bëri të ditur se Departamenti i Krimeve kundër jetës së Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, në bashkëpunim me policinë e Janinës dhe Agjencinë e Inteligjencës Kombëtare bënë të mundur zbardhjen e rrëmbimit të 59- vjeçarit, në 31 janar 2013, deri në 27 mars 2013.

Nga hetimet rezultoi se pengu mbahej në dy apartamente në Iliupoli dhe Nea Smirni. Nga kontrolli në apartamente, policia gjeti dhe sekuestroi 8 750 €, karta identiteti të falsifikuara, 410 gram kanabis të papërpunuar, 400 gramë drogë pluhur i bardhë, 2 pistoleta, si dhe 35 fishekë.

Policia ka mundur të arrestojë 2 shqiptarë dhe shtetasin e huaj, ndërsa 5 të tjerët janë në kërkim nga ana e policisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi